Shërbimet

Pa shërbim, nuk do të kishim një cilësi të fortë të jetës. Për të fituar respektin (dhe përfundimisht dashurinë) e studentëve, tek Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn së pari fillojmë me respektin e studentëve.

Shërbimet

Shërbimet studentore në Akademi qëndrojnë të hapura për çdo kërkesë dhe pyetje të studentëve prej orës 09:00-20:00 nga e Hëna deri të Premtën.

Të gjitha kërkesat administrative të parashtrohen sipas formularëve të administratës të cilat ofrohen në njesitë administrative nga përsoneli për shërbime administrative dhe ne forme elektronike.Sherbimi Studentor është i obliguar ti përgjigjet kërkesave të studentëve brenda 24 orëve.

Këshillimet

Stafi akademik është në dispozion të studenteve për këshillime akademike. Koha për këshillim duhet të caktohet në bashkëpunim me profesoret. Studentet mund të këshillohen me profesor edhe përmes emailave zyrtar. Ndërsa pas shpalljes se rezultateve secili profesor është i obliguar të caktojë një orë për konsultime dhe ti njoftojë studentet përmes e-mailit.

Studentë Ambasador

Të njoh studentët e dalluar dhe të inkuadroj ata në zhvillimin e mësimnxënjës dhe përparimin e studentëve në klasë. Ambasadorët do të jenë përfaqësues, këshillues dhe ndihmuës për bashkëkolegët, përmes ofrimit të seancve të mentorimit dhe këshillimit. Anëtarësimi është i përjetshëm, dhe mund te ketë status Aktiv, Alum, dhe Alum i Dalluar.

Biblioteka

Ju keni qasje në biblotekën online apo në institucionin tonë.

Biblioteka është në shërbimin tuaj për t’ju ofruar mundësinë e sigurimit të literaturës dhe e informimit shtesë, të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë aktiviteteve mësimore dhe të hulumtimit. Biblioteka ka një koleksion të gjerë të librave për të mbështetur studimin tuaj, si dhe qasjen në një numër të madh të revistave online dhe e-libra.

Parkim

Më shumë se 20 parkingje në dispozicion në anën perëndimore të Akademisë. Parkimi është në dispozicion 24 orë me siguri 24 orë. Ne sigurohemi që gjithçka të jetë nën kontroll.