2020-2050

Plani Strategjik

Home >Plani Strategjik

Plani Strategjik 2018 – 2022, është një plan pesëvjeçar që përcakton rrugën që Akademia ATD do të ndjek për të përmbushur misionin dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të përcaktuara nga institucioni. Plani strategjik zhvillohet në konsultim të ngushtë me të gjithë antarët kryesorë: Bordi i Administratorëve, stafi akademik, stafi administrativ, bordi këshillëdhënëse, komuniteti i biznesit dhe studentët. Plani ynë strategjik është i fokusuar në komponentët e mëposhtëm të cilat janë elaboruar më poshtë.


I. Studentët dhe Mësimi

Ne besojmë fuqimisht që avancimi i studentëve dhe përgatitja e tyre profesionale do të na ndihmojë të arrijmë objektivat që kemi përcaktuar si një institucion. Plani që mbështet këtë shtyllë përbëhet nga:

  • Inkuadrimi i studentëve në vendimmarrje.
  • zbatimin e politikave të orientuara nga studentët që u japin përparësi studentëve në çdo shërbim.
  • sigurimin e sistemit të mësimdhënies dhe mentorimit për studentët me qëllim për rritjen e shanseve për sukses .
  • dizajnimin e kurseve të orientuara nga studentët dhe mësimnxëniet që përfshijnë metodologjitë, praktikat dhe projektet.
  • njohjen e rolit gjthnjë në ndryshim të fakultetit, dhe përshtatjen e metodologjisë së mësimdhënies me nevojat dhe kërkesat e tregut.
  • zhvillimin e kurrikulës që synon të zhvillojë aftësitë e buta dhe të vështira për studentët që të fitojë avantazh konkurrues në treg.
  • ofrimin e mbështetjes, udhëzimeve profesionale dhe akademike përmes Zyrës së Karrierës.

II. Përmirësimi i cilësisë

Vënia e nxënësve dhe mësimit në qendër të fokusit tonë na detyron të ruajmë një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë. Prandaj, ne kemi përshtatur masat në vijim për të siguruar cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimeve të ofruara. Për më tepër, përmirësimi i cilësisë nuk është i kufizuar vetëm në politikat që matin këtë komponent, por gjithashtu i referohet edhe lirisë akademike të fakultetit dhe studentëve për të dhënë reagime dhe për të marrë iniciativa që sjellin ndryshime të rëndësishme për rritjen e institucionit. Ne mbështesim këtë shtyllë duke:

  • bërë të mundur lirinë akademike që nxit inovacionin në mësimdhënie.
  • rritur procesin e ndërkombëtarizimit përmes mobilitetit dhe projekteve të ndërtimit të kapaciteteve.
  • bërë vlerësim më të mirë dhe reagime për studentët dhe stafin.
  • bërë përshtatjen dhe përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë nga politikat, veprimet, praktikat dhe zakonet që ndërtojnë një kulturë.
  • bërë përafrimin e standardeve të MASHT për sigurimin e cilësisë dhe sfidat me sistemet e tjera të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit.
  • investuar në stafin dhe trajnimin e studentëve
  • krijuar një marrëdhënie më të mirë me industrinë në mënyrë që të rrisë mundësinë për kërkimin e aplikuar kryerjen e vlerësimit të rregullt dhe sistematik të brendshëm dhe të jashtëm.

III. Inovacioni dhe Ndërmarrësia

Akademia ATD njeh inovacionin dhe sipërmarrjen si nxitës kryesor të zhvillimit të rajonit tonë dhe veçanërisht të Kosovës. Për shkak të përbërjes demografike, popullsisë së re në Kosovë në një kapital të madh social për zhvillimin ekonomik. Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë janë përgjegjëse për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse që janë të nevojshme për të nxitur inovacionin dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, Akademia ATD është e përkushtuar për:

  • Sjelljen e risisë në arsim, duke modifikuar dhe ndryshuar kurrikulat, materialet mësimore, metodologjitë dhe mjetet.
  • Zhvillimin e partneriteteve me bizneset për të zhvilluara hulumtime, produkte dhe inovacion në fusha të ndryshme.
  • Nxitja e frymës dhe aftësive sipërmarrëse si dhe inovacionit për të ndikuar në mendësi.
  • Nxitja e ideve të reja dhe krijuese
  • Nxitja e vetëpunësimit dhe pavarësisë ndërmjet studentëve

IV. Transformimi Digjital

Për shkak të teknologjisë, shumë industri duhet të transformohen në mënyrë që të konkurrojnë në tregun që është gjithnjë në ndryshim global. Arsimi nuk është përjashtim nga këto ndryshime, pra, në transformimin digjital të arsimit Akademia ATD është e përkushtuar në tërësi.