Na njihni më mirë

Për ne

Home >Për ne

Akademia për Art,
Dizajn dhe Teknologji

Akademia për Art, Dizajn dhe Teknologji është një institucion arsimor me një ADN dixhitale të fortë. Ne kemi hartuar dhe zhvilluar të gjitha programet dhe kurset tona të studimit së bashku me expert dhe partnerët përkatës të industrisë në Kosovë, duke akomoduar kërkesat e ardhshme në vend. Ne përpiqemi që t'i sigurojmë studentët tanë një edukim, cilësor dhe me standarde skandinave që përshtatet me një të ardhme dominuese dixhitale dhe teknologjike. Nxënësit tanë nga kurset dhe programet tona do të marrin arsimin dhe burimet e nevojshme për të kontribuar në tregun e punës, i cili gjithnjë po ndryshon dhe po bëhet dixhital.

Filozofia jonë edukative është që të mësohet me punë konkrete te përqendruar ne projekte, që balancon teorinë dhe praktiken, u jep studentëve aftësitë e nevojshme për të krijuar një portofolio apo punime të nivelit profesional. Filozofia e punës së Akademisë për Art, Dizajn dhe Teknologji bazohet në ndjekjen e trendeve të botës dhe perdorimin e programeve që do të vazhdojnë me përmirësimin e industrisë së artit dhe medias dixhitale, të cilat do t'u ofrojnë kompanive njohuri për t'iu përgjigjur nevojave të reja. Çelësat e modelit tonë arsimor janë intensiteti i strukturuar dhe profesional.

Diplomë dhe njohuri

Ju do të merreni njohuri cilësore dhe përfitoni diplomë të dyfishtë nga Universiteti apo Akademit europiane që ne kemi bashkëpunime.

Kampusi jonë

Në kemi infrastrukturën më moderne me klasa 3.0, laborator të avancuar dhe një ambient modern ku stafi dhe studentët ndihen komod.

Stafi jonë

Ne kemi profesorët dhe ekspertët më të mirë në vend nga fusha e artit, dizajnit dhe teknologjisë me përvojë në vend dhe botë.

Visioni

Akademia për Art, Dizajn dhe Teknologji cila ofron një qasje inovative dhe efektive për ndërtimin e kompetencave thelbësore në aftësitë specifike të IT dhe Dizajnit për të përshtatur në zhvillimin e shpejtë të industrisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe komunitetin e biznesit në mënyrë që të jemi në gjendje të përmbushim kërkesat tregut gjithnjë në ndryshim dhe kërkesat në botën e biznesit. Ne synojmë të sigurojmë zhvillimin e vazhdueshëm të një stafi profesional dhe të aftë, të fuqizuar me njohuri që do të sigurojnë rritjen dhe fitimin e kompanive dhe do të përgatisin terren solid për zgjerimin e tyre të mëtejshëm.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global, duke përfshirë teknologjitë më të fundit, duke mundësuar një mjedis miqësor, akademik dhe zhvillues, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin social dhe ekonomike të vendit dhe realizon programe cilësore të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor. Në këtë kuptim, te kemi një mjedis të sigurt që mundëson krijimtarinë, të menduarit kritik, tolerancën dhe vlerat e larta etike të mësuesve dhe studentëve brenda kornizës së arsimit të përjetshëm.