Infrastruktura

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn ka një infrastrukturë, e cila i plotëson nevojat e studentëve, si dhe të stafit akademik dhe joakademik. Infrastruktura është dizajnuara me klasë, laboratore moderne dhe me teknologji të avancuar për staf dhe studentë

Infrastruktura


Kushtet teknike në institucion i mundësojnë studentit vijueshmëri normale në procesin e mësimit, bazuar në faktin që gjatë procesit mësimor çdo studenti i takon nga një kompjuter. Në Akademin ATD ekzistojnë të gjithë softuerët e nevojshëm për një mbarëvajtje të mirë të punës, mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në Kolegjin UBT është i integruar sistemi i kamerave për monitorim në gjithë objektin, i cili mundëson sigurinë e plotë të punës dhe individit në objekt. Të gjitha sallat janë të pajisura me mjetet më të përshtatshme të punës (si p.sh. flip charts, overhead projectors etj). Përparësi tjetër e pjesës së infrastrukturës së Akademisë për Art, Teknologji dhe Dizajn është krijimi i hapësirave komode për grupe të vogla studentësh.

Administrata

Administrata jonë është moderne dhe me qëllim kryesor të jetë një nga shërbimet më të mira për stafin dhe studentët e Akademisë ATD.

Libraria

Biblioteka në Akademinë e Artit, Teknologjisë dhe Dizajnit është shumë e azhurnuar me libra dhe lajme me fokus në Art, Film, Teknologji dhe Dizajn.

Klasa

Klasat tona janë moderne dhe të përshtatshme për çdo student që dëshiron të studiojë në mjedis modern me teknologjinë e fundit.

Laboratori i Dizajnit

Laboratori i dizajnit është i pajisur me teknologji dhe softuer të fundit për të qenë në gjendje që studentët të arrijnë një rezultat të shkëlqyeshëm.

Laboratori i Administrimit të Rrjetit

IT-Rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm për të mësuar edhe praktikuar në laboratorë, studentët tanë kanë mundësi të praktikojnë atë në IT LAB.

Laboratori i Multimedias

Multimedia Lab është një laborator i teknologjisë së lartë që studentët mund të punojnë me Realitetin Virtual dhe Realitetin e Zgjeruar.