Procesi i Regjistrimit

Si të Aplikoni

Home >Si të Aplikoni

Procesi i aplikimit për programin bachelor dhe programin profesional

1

Filloni aplikimin Online

Zgjidhni një nga programet ose një nga kurset që ne ofrojmë në akademinë tonë.

2

Dorëzoni formularin

Apliko Tani - Plotësoni aplikacionin tuaj me informacione personale dhe na dërgoni.

3

Shqyrtimi i aplikacioneve

Ne do të shqyrtojmë aplikacionin tuaj dhe do t'ju kontaktojmë, për më shumë info.

4

Dërgoni dokumentet e nevojshme

Pas marrjes së dokumenteve, ne do të kontrollojmë nëse gjithçka është në rregull.

5

Procesi i intervistimit

Ne do të kemi një intervistë të shkurtër, se në cilin program/kurs përshtateni më mirë.

6

Vendimi i fundit

Ne do të zgjedhim vetëm ata studentë që plotësojnë kriteret tona për të studiuar.

Ku të paraqisni dokumentet e nevojshme?

Ne kemi nevojë për dokumentet tuaja origjinale për programin bachelor dhe profesional, për regjistrim mund të dërgoni përmes email adresës, dhe më vonë mund ti sillni personalisht në zyrën institucionit tonë në këtë adresë:

Adresa e pranimit të dokumenteve

Rruga: Mark Isaku 35
Prishtinë, Kosovë

Tel : +383 44 83 49 993
Email : dokumenta@AkademiaTD.com

Dokumentet e nevojshme për regjistrim

Dokumentet për regjistrim në baçellor

Kërkesat minimale për të regjistruar apo pranuar studentin në këtë program akademik janë:

 Certifikata e lindjes.

 Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme.

 Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

  Kopja e dokumentit të identifikimit.

Dokumentet për regjistrim në shkollë profesionale

Kërkesat minimale për të regjistruar apo pranuar studentin në këtë program akademik janë:

 Certifikate lindje.

 Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme.

  Kopja e dokumentit të identifikimit.

Dokumentet për regjistrim për shkollën digjitale për fëmijë

Fëmija juaj mund të regjistrohet në një nga programet tona, nëse ai ose ajo plotëson vetëm kriteret e moshës.

Programet për fëmijë:

  Shkenca Kompjuterike mosha nga 7 deri 14 vjeç.

 Art Kreativ dhe Dizajn mosha nga 7 deri 14 vjeç.

 IT & Media Digjitale mosha nga 15 deri 17 vjeç.

Dokumentet për regjistrim në kurs

Në KURSET tona që zgjasin 6 javë mund të regjistroheni pa ndonjë dokument apo kërkesë specifike. Por ju duhet të jeni në moshën mbi 14 vjeç dhe të keni njohuri elementare për kompjuterin.