Mundësi për

Karrierë

Home >Mundësi për karrierë

Mundësi për karrierë

Ne vazhdojmë t'i përshtatemi mënyrave të reja të mësimdhënies, disiplinave të reja të studimit dhe mënyrave të reja të të mësuarit. Programet dhe kurset tona përfshijnë të gjitha fushat e botës së artit dhe të teknologjisë nga faza e idesë deri në finalizim. Në programin apo kursin tuaj të zgjedhur, ju do të mbështeteni nga profesionistët e industrisë dhe ligjëruesit me eksperiencë, ndërsa fitoni përvojë praktike.

Qendra e Karrierës ofron shërbime këshillimi për studentët të cilët kërkojnë mundësi punësimi. Kjo qendër menaxhon dy komponentë të përkrahjes së studentëve:

Asiston studentët në përgatitjen e profilit të tyre dhe trajnimeve psikologjike,

Ju gjen mundësi punësimi dhe u mundëson studentëve angazhimin ne ato pozita.

Programet dhe Shërbimet

Këshillim për karrierë

Ky shërbim do të ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët e Akademisë për Art, Teknologji dhe Dizajn. Në kuadër të këtij shërbimi, studentëve do ju mundësohet që përmes takimeve personale/grupore me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional. Zyra e karrierës do të ofrojë mundësi të shumta të trajnimeve, seminareve dhe tryezave diskutimi në mënyrë që secili student i ATD-së të ketë të ndërtuar dokumentet bazë për të kërkuar punë dhe do të përgatisë studentët që të jenë të përgatitur në intervista të punës.

Shërbimet të cilat ofrohen nga Zyra e Karrieres

  Informatë për karrieren
 Internship
  Co-ops
 Praktikum
 Eksternship
 Punë vullnetare
  Stazh pune

Këshillimi në karrierë ofron paketë multidisiplinare të sherbimëve të cilët bazohen në

  Informatë për karrieren
 Planifikimi në karrierë
  Edukimi në karrierë
 Të mësuarit në bazë të përvojës
 Rrjetëzim(Networking)
 Këshillim për punësim
 Job shadowing
 Trajnime(aftësi të buta, aftësi të komunikimit, aftësi të TIK-ut, aftësi të të shkruarit akademik)
 Trajnime për prezantim
 Trajnime të të shkruarit CV dhe letër motivimi
  Trajnime dhe simulime për intervistim

Burimet për karrierë

Në kuadër të këtij shërbimi, zyra e karrierës do të ofrojë informata për të gjithë studentët lidhur me mundësitë e punësimit. Zyra e karrierës në baza ditore do të përgatisë dhe njoftojë të gjithë studentët lidhur me pozitat e lira të publikuara, mundësitë dhe mundësitë për përfitim të bursave brenda apo jashtë vendit.

Krijimi i bashkëpunimeve

Zyra e karrierës në kuadër të këtij shërbimi do të mundësojë që studentët të kenë takime personale me punëdhënësit potencial. Zyra e karrierës do të kujdeset që të sigurojë sa më shumë marrëveshje me punëdhënësit në mënyrë që studentët të kenë mundësi të kryerjes së punës praktike apo edhe të punësohen nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Projekte Kreative

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn çmon lartë angazhimin dhe përkushtimin e studentëve për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme sociale. Ideja për projekte është shërbim i cili do ti mundësoj secilit student personalisht ose në grup të realizojë projekte të cilat do të kontribuonin në të mirën e përbashkët. Me këtë shërbim Akademia do të zhvillojë projekte së bashku më studentët duke iu mundësuar aty të vetëpunësohen në projekteve që ata dëshirojnë.

Video Prezentim