Bëhuni dhurues

Rreth Fondit AATD

Home >Rreth Fondit ATD

Rreth Fondit AATD

Ne e kuptojmë që dhënia apo donacioni juaj te një institucion edukativ është një vendim shumë personal, dhe ju mund të mbështesni një kauzë specifike që ka kuptim për ju.

Në Akademinë për Art, Teknologji dhe Dizajn, ne besojmë se studentët tanë dhe hulumtimet tona kanë potencialin për të ndryshuar shumë sector në ICT. Kjo është arsyeja pse ne punojmë shumë për të siguruar që çdo i ri mund të studiojë këtu, pavarësisht prejardhjes së tij.

Kur investoni në institucionin tonë, ju krijoni mundësinë për të gjeneratat e reja në Kosovë. Donacioni apo Dhurata juaj ofron mbështetjen e studentëve, fuqizon fakultetin tonë dhe krijon hapësira me teknologjisë të kohës për të punuar dhe ndryshuar të ardhmen.

Opsione të ndryshme për të na mbështetur apo dhënë donacion

Bursat e studentëve

Ju mund të paguani për studentët që studiojnë në akademinë tonë. Ju mund të zgjidhni për sa studentë dëshironi të dhuroni bursë ose të paguani ndonje kurs apo komplet shkollimin e tyre.

Kolegji & Shkolla

Institucioni jonë është një institucion i ri, dhe ne kemi nevojë për shumë mbështetje në të gjitha aspektet dhe ne do të vlerësojmë çdo person, kompani apo organizatë që do të donte të dhuronte apo të na ndihmojë sa i përket hapësirës, objektit apo infrastrukturës.

Biblioteka & Libraria Online

Institucioni jonë do të vlerësojë çdo donacion për bibliotekën tonë fizke apo librarin online dhe ne do të dëshironim të kishim sa më shumë libra për studentët dhe stafin tonë nga çdo burim që lidhet me artin, shkencën, teknologjinë, dizajnin dhe marketingun.

Dokumente & Projekte

Ne kemi nevojë për koleg me njohuri për projektet Erasmus+ ose për të përgatitur dokumente për ministrinë e arsimit.

Laboratorët

Në teknologji mund të na duhet donacion në laboratorin e kompjuterave, shumica e përditësimeve të pajisjeve dhe programeve duhet të përditosohen çdo vit, kështu që do të jetë shumë mirë nëse dikush dëshiron të na ndihmojë për ti pasur kompjuter dhe programet kompjuterike të kohës për studentët tanë.

Blej aksione apo investoni

Nëse mendoni të investoni para në kompaninë tonë dhe ne jemi të gatshëm të shesim disa aksione nëse ndiejmë se jeni personi i duhur ose kompania e duhur.

Bëhuni një Donator

Informacioni i Kontaktit

Zyra e Zhvillimit

Mark Isaku 35
Prishtinë, Kosovë

+383 44 83 44 49
Donacion@AkademiATD.com