Trajnim për

Programim në Arduino Uno

Home >Kurse >Programim në Arduino Uno(Arduino Uno breadboard)

Programim në Arduino Uno(Arduino Uno breadboard)

Kursi do t'i njoftojë studentët me fushën e shkencës kompjuterike dhe elektronikës me bazat e programimit kompjuterik. “Programimi në Arduino” është krijuar posaçërisht për studentët pa përvojë paraprake programimi. Kursi do të prekë një sërë temash themelore brenda fushës së shkencës kompjuterike dhe të mekatronikës. Kursi fillon me një përmbledhje të temave, si dhe një histori të shkurtër harduerit dhe të zhvillimit të softuerit duke ofruar bazat e C,C++, tipat e saj primitive të të dhënave, operatorët e relacionit, deklaratat e kontrollit, trajtimin e përjashtimeve dhe hyrje / dalje fizike. Në fund të kursit studentët do të fitojë një kuptim mbi bazat e Shkencave Kompjuterike dhe gjuhës programuese C++ dhe C të bazuar në Arduino.

Kursi ndahet në 3 nivele

Niveli Fillestar

Niveli Mesatar

Niveli Profesional

Çdo nivel do të zgjasë 5 javë dhe përveç njohurive që do të merrni nga ky kurs, ju do të merrni edhe nga një certifikatë për çdo nivel që e përfundoni me sukses.

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të: Kuptojnë bazat e programimit në Arduino duke përshkruar konceptet bazë të harduerit dhe softuerit. Përshkruajnë historinë e programimit të orientuar në objekte. Përshkruajnë dhe përdorin tipa të tip dhënave primitive në C, C++. Përshkruajnë dhe përdorin operatorët logjikë dhe relacional dhe krahasojnë shprehjet Boolean. Shpjegojnë dhe përdorin struktura të ndryshme kontrolli, siç janë funksionet/metodat, deklaratat e degëzimeve dhe unazave. Të lexojnë vlerat e sensorëve të ndryshëm si temperaturë, distancë, dridhje, lëvizje etj, dhe të shfaqin të dhënat në monitorë apo LCD ekran. Të kontrollojnë aktuatorë të ndryshëm si p.sh shpejtësinë e një motorri, kahjen etj.

Përmbajtje

1. Hyrje në Shkencat Kompjuterike, histori e shkurtër e zhvillimit të mikrokontrollerëve dhe zhvillimit të softuerit, tipat e të dhënave, operatorët dhe veprime me të dhëna
2. Pllaka Arduino, Sensoret dhe Aktuatoret, Hyrje - daljet, Kompajlimi dhe ngarkimi, sketch-Kodi, rrjedha e leximit, komentet, Konceptet e leximit të hyrjeve dhe kodimit, Leximi dhe shkrimi i vlerave analoge dhe PËM
3. Degëzimet/Kushtet IF-ELSE, SWITCH-CASE-BREAK, Unaza FOR, Unazat WHILE, DO-WHILE,
4. Serial Monitor si hyrje dhe dalje, Kontrolli i lidhur me kohën millis()
5. Sensorët, leximi i tyre me Arduino
6. Aktuatorët, kontrolla e tyre
7. Sistem automatik kontrolli

Metodat e mësimdhënies

  • Ligjerata 20%
  • Ushtrime 20%
  • Raste studimore 20%
  • Zgjidhje te problemeve (problem-based learning) 40%

Informata për kursin

Web Programim (html,css,js)

Çmimi: 98 € (1 nivel)
Kohëzgjatja: 5 javë për 1 nivel

Sa orë: 30 orë
Përsona në klasë: 9 Studenta

Sa herë në javë: 3 herë nga 2 orë

Kontakt Info

Email: info@akademiaTD.com
+383 44 834 449

Apliko tani

Pse ATD
Stafi akademik
Akademia
Kurset dhe Trajnimet

Pse të zgjedhëni Akademin për Art,Teknologji dhe Dizajn?

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn është themeluar me një qëllim të vetëm që të sjellim cilësi në arsim profesional. Të gjithë studentët tanë që do të përfundojnë studimet e tyre, ata nuk do të marrin vetëm diplomë por ata do të kenë vërtet njohuri për drejtimin që kan studiuar.

Ne punojmë me ekspertë botëror dhe vendor të industrisë për të hartuar programe dhe kurse që prodhojnë të diplomuar me aftësi reale dhe cilësore për treg të punës, kështu që studentët tanë të largohen me kombinimin e njohurive teknike dhe aftësive të buta që do t'ju duhet për të punar në industri. Në institucionin tonë stili ynë i mësimdhënies është krijuar për të simuluar vendin e punës apo të jeni sa më afër që të jetë e mundur me inindustrinë e botës reale.

Stafi akademik

Drejtuesit, Profesorët dhe tutorët tanë të vlerësuar me çmime vijnë nga një grup i larmishëm i disiplinave dixhitale dhe sjellin përvojën dhe lidhjet e tyre në industrinë vendore dhe ndërkombëtare në Akademin për Art, Teknologji dhe Dizajn, duke e bërë atë si asnjë kolegj apo shkollë speciale në Kosovë.

Ne jemi gjithmonë në hap me kohën dhe me ndryshimin dhe pershtatjen e studimeve, duke ofruar diploma që ju hapin derën studentëve tanë në industrin vendore dhe ndërkombetare. Nga dizajni i medias tek teknologjitë krijuese, studentët tanë largohen të pajisur me një grup aftësish të qëndrueshme për të ardhmen që i vë ata një hap përpara konkurrencës.

Akademia

Ne jemi ofruesi i parë terciar në Kosovë që ofrojmë programet e studimit të dedikuar në Animacion 3D dhe Zhvillimin e Lojërave, dhe së shpejti të parët në vend që ofrojmë Bachelor Profesional në Teknologji Informative, Media Interaktive, Digital Dizajn.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn jo vetëm që jemi akademia e parë kreative në Kosovë që ofron programe bachelor në media interaktive dhe programe profesionale 1 vjeqare të ndryshme në fushën si artit, filmit, teknologjisë, dizajnit, dhe shkencave kompjuterike, ne kemi gjithashtu shkollë për fëmijë me 2 profile - Shkenca Kompjuterike dhe Art & Media Digjitale e cili është unike në mesin e shkollave më të mira në vend.

Kurset dhe Trajnimet

Çdo kualifikim që ne ofrojmë është krijuar për t'u përshtatur kompanive të IT-së dhe industrive krijuese, duke siguruar një themel të fortë akademik.

Kurset tona kanë një bazë të fortë në lëndët teknologjisë dhe mediave digjitale, si dhe ofrojnë mendimin teorik dhe kritik prapa teknologjive aktuale dixhitale dhe krijuese. Studentët mësojnë në një mjedis të orientuar drejt prodhimit që inkurajon bashkëpunimin dhe i ndihmon ata të zbulojnë zgjidhje krijuese për sfidat bashkëkohore të dizajnit. Ata inkurajohen të bashkëpunojnë, të punojnë deri në afate, të mbajnë nivelet e pjesëmarrjes dhe të zhvillojnë aftësi të forta komunikimi.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn - vetëm cilësi!

Akademia jonë ofron 6 drejtime - 1 vjeqare (akademi profesionale me diplomë), gjithashtu ne kemi 38 Kurse dhe Trajnime të ndryshme. Gjithashtu ne ofrojmë shkollën për fëmijë me drjetimet për shkenca kompjuterike dhe art & media digjitale. Së shpejti ne do të akreditohemi edhe për 3 drejtime bachelor.



ATD - Ne ofrojmë arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe do të rritemi në institucione arsimore vetëm me cilësi.