Programe Bachelor

Në proces

Shkollë profesionale

Diplomë dhe Njohuri

Shkollë për fëmijë

Art dhe Teknologji

Kurse dhe Trajnime

Internatcional

Aplikoni për regjistrim

Aplikimet për vjeshtë 2020 tashmë janë të hapura

Ne u japim studentëve tanë një arsim dhe përvojë që i ndihmon ata që të sukses në karrierë. Ne i ndihmojmë ata të jenë profesional duke përdorur teknologjin e re të avancuar dhe të zbulojnë talentin e tyre në fushën dizajnit apo mediave interkative, për të cilën janë të apasionuar dhe kreativ për të punuar.

Reklama

Shikoni video reklamen dhe merrni më shumë informata për Akademin për Art, Teknologji dhe Dizajn.

Edukim cilësor

Ne kemi një metodë unike të mësim -dhënies dhe jemi më të mirët në treg për kurset dhe programet që kemi, për ne cilësia e arsimit është shumë e rëndësishme.

Standard ndërkombëtar

Në programet tona praktikojmë dhe kombinojmë standardet evropiane dhe ato amerikan në kurrikulën tonë. Përmbushja e standardeve të larta është qëllimi ynë në arsim.

Diplomë dhe njohuri

Çdo student që diplomohet nga ne, do të ketë një diplomë që është e vlefshme edhe për tregun vendor dhe evropian, por keni dhe njohuritë që janë të rëndësishme për student.

Infrastrukturë moderne

Në akademinë tonë kemi klasa të shkëlqyera dhe ju mund të ndiheni rehat për të studiuar. Tek ne ju keni laboratorë më të avancuar për art, teknologji dhe dizajn në vend.

Pse ATD
Stafi akademik
Akademia
Kurset dhe Trajnimet

Pse të zgjedhëni Akademin për Art,Teknologji dhe Dizajn?

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn është themeluar me një qëllim të vetëm që të sjellim cilësi në arsim profesional. Të gjithë studentët tanë që do të përfundojnë studimet e tyre, ata nuk do të marrin vetëm diplomë por ata do të kenë vërtet njohuri për drejtimin që kan studiuar.

Ne punojmë me ekspertë botëror dhe vendor të industrisë për të hartuar programe dhe kurse që prodhojnë të diplomuar me aftësi reale dhe cilësore për treg të punës, kështu që studentët tanë të largohen me kombinimin e njohurive teknike dhe aftësive të buta që do t'ju duhet për të punar në industri. Në institucionin tonë stili ynë i mësimdhënies është krijuar për të simuluar vendin e punës apo të jeni sa më afër që të jetë e mundur me inindustrinë e botës reale.

Stafi akademik

Drejtuesit, Profesorët dhe tutorët tanë të vlerësuar me çmime vijnë nga një grup i larmishëm i disiplinave dixhitale dhe sjellin përvojën dhe lidhjet e tyre në industrinë vendore dhe ndërkombëtare në Akademin për Art, Teknologji dhe Dizajn, duke e bërë atë si asnjë kolegj apo shkollë speciale në Kosovë.

Ne jemi gjithmonë në hap me kohën dhe me ndryshimin dhe pershtatjen e studimeve, duke ofruar diploma që ju hapin derën studentëve tanë në industrin vendore dhe ndërkombetare. Nga dizajni i medias tek teknologjitë krijuese, studentët tanë largohen të pajisur me një grup aftësish të qëndrueshme për të ardhmen që i vë ata një hap përpara konkurrencës.

Akademia

Ne jemi ofruesi i parë terciar në Kosovë që ofrojmë programet e studimit të dedikuar në Animacion 3D dhe Zhvillimin e Lojërave, dhe së shpejti të parët në vend që ofrojmë Bachelor Profesional në Teknologji Informative, Media Interaktive, Digital Dizajn.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn jo vetëm që jemi akademia e parë kreative në Kosovë që ofron programe bachelor në media interaktive dhe programe profesionale 1 vjeqare të ndryshme në fushën si artit, filmit, teknologjisë, dizajnit, dhe shkencave kompjuterike, ne kemi gjithashtu shkollë për fëmijë me 2 profile - Shkenca Kompjuterike dhe Art & Media Digjitale e cili është unike në mesin e shkollave më të mira në vend.

Kurset dhe Trajnimet

Çdo kualifikim që ne ofrojmë është krijuar për t'u përshtatur kompanive të IT-së dhe industrive krijuese, duke siguruar një themel të fortë akademik.

Kurset tona kanë një bazë të fortë në lëndët teknologjisë dhe mediave digjitale, si dhe ofrojnë mendimin teorik dhe kritik prapa teknologjive aktuale dixhitale dhe krijuese. Studentët mësojnë në një mjedis të orientuar drejt prodhimit që inkurajon bashkëpunimin dhe i ndihmon ata të zbulojnë zgjidhje krijuese për sfidat bashkëkohore të dizajnit. Ata inkurajohen të bashkëpunojnë, të punojnë deri në afate, të mbajnë nivelet e pjesëmarrjes dhe të zhvillojnë aftësi të forta komunikimi.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn - vetëm cilësi!

Akademia jonë ofron 6 drejtime - 1 vjeqare (akademi profesionale me diplomë), gjithashtu ne kemi 38 Kurse dhe Trajnime të ndryshme. Gjithashtu ne ofrojmë shkollën për fëmijë me drjetimet për shkenca kompjuterike dhe art & media digjitale. Së shpejti ne do të akreditohemi edhe për 3 drejtime bachelor.



ATD - Ne ofrojmë arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe do të rritemi në institucione arsimore vetëm me cilësi.