Kurs për

Film & TV Production

Home >Kurse >Film & TV Production

Film & TV Production

Bëhuni një kineast dhe punoni në mënyrë profesionale me prodhimin e filmit ose TV. Në këtë edukim filmik, ju do të mësoni për producent, regjisor, skenarist, fotograf apo redaktor dhe punoni me të njëjtat pajisje si industria e filmit.

Shumë filma dhe seri televizive prodhohen në Kosovë dhe botë. Kanalet televizive dhe social mediat kanë nevojë për përmbajtje të re të prodhuar nga gjeneratat e reja me mendje kreative. Mundësitë për juve si kineast janë të shumta. Dëshironi të punoni si regjisor filmi, skenarist apo producent filmi? A është fotografia interesi juaj i madh, apo është redaktimi(montazh) që ju përshtatet më shumë? Në këtë kurs do të mësoni për të gjitha këto fusha.

Kursi ndahet në 3 nivele

Niveli Fillestar

Niveli Mesatar

Niveli Profesional

Çdo nivel do të zgjasë 5 javë dhe përveç njohurive që do të merrni nga ky kurs, ju do të merrni edhe nga një certifikatë për çdo nivel që e përfundoni me sukses.

Kursi ju mëson parimet e prodhimit të filmave apo materialeve për TV dhe ju jep mjetet që ju nevojiten për të gjetur vendin tuaj në industrinë e filmit apo televizionit. Prodhimi i filmit apo kontetit për TV është një studim praktik dhe qëllimi kryesor është që ju të hyni në industrinë e filmit dhe të jeni një profesionist kompetent.

Ligjeruesit në këtë kurs kanë përvojë solide nga prodhimi i filmit dhe televizioni dhe kanë një rrjet të madh në industri. Ata gjithashtu kanë fituar një numër çmimesh për punën e tyre filmike dhe shumica e tyre kanë një karrierë aktive filmi krahas punës së tyre në mësimdhënie. Kjo do të thotë që ju si student mësoheni nga njerëz me njohuri dhe kompetencë të azhurnuar. Ne gjithashtu sjellim ligjërues të ftuar emocionues me ekspertizë të përparuar në fusha të ndryshme lëndësh.

Fushat që do të mësoni në këtë kurs janë:
  • Film
  • Televizion
  • Fotografi
  • Editim(Montazh)

Informata për kursin

Film & TV Production

Çmimi: 98 € (1 nivel)
Kohëzgjatja: 5 javë për 1 nivel

Sa orë: 30 orë
Përsona në klasë: 9 Studenta

Sa herë në javë: 3 herë nga 2 orë

Kontakt Info

Email: info@akademiaTD.com
+383 44 834 449

Apliko tani