Kurs për

3D Animacion

Home >Kurse >3D Animacion

3D Animacion

Në këtë kurs studentët do të zhvillojnë aftësi në 3D animacion dhe modelimin kompjuterik në mënyrë që të kuptojnë marrëdhënien midis topologjisë së rrjetës, key frame animacioneve dhe motion capture. Në këtë lëndë studentët do të mësojnë se si të krijojnë dhe zhvillojnë modele dixhitale të strukturuara, të paraqitura me dritë mbështetëse dhe rendere.

Për përfundimin e suksesshëm të lëndës së animacionit kompjuterik studentët do të kenë njohuri elementare për krijimin animacioneve 3D, motion capture, aseteve në 3D dhe të kuptoj teknikat e përdorura në prodhimin e mjediseve 3D, gjithashtu praktikat specifike të punës për krijimin, menaxhimin dhe organizimin e aseteve.

Kursi ndahet në 3 nivele

Niveli Fillestar

Niveli Mesatar

Niveli Profesional

Çdo nivel do të zgjasë 5 javë dhe përveç njohurive që do të merrni nga ky kurs, ju do të merrni edhe nga një certifikatë për çdo nivel që e përfundoni me sukses.

Qëllimi i kursit të 3D Animacionit është pajisja e nxënësve me aftësitë unike që u duhen për të krijuar modele 3D dhe për ti animuar objetet apo karateret në një hapësire digjitale 3D.

Pas përfundimit të lëndës studentët mësojnë që të përdorin softueret si Maya 3D, teknikat e modelimit 3d, texturimi, animacioni, ndriqimi, renderimi dhe kompozimi i elementeve 3D, në mënyrë të pavarur në mënyrë që të realizojnë detyrat e tyre në vendin e punës si në industrin e filmit, televisionit apo ndonje medium digjital.

Programet që do të përdorim në këtë kurs janë:
  • Maya 3D
  • Photoshop
  • Motion Builder

Informata për kursin

3D Animacion

Çmimi: 98 € (1 nivel)
Kohëzgjatja: 5 javë për 1 nivel

Sa orë: 30 orë
Përsona në klasë: 9 Studenta

Sa herë në javë: 3 herë nga 2 orë

Kontakt Info

Email: info@akademiaTD.com
+383 44 834 449

Apliko tani