Programi Bachelor

Dizajn i Integruar

Home >Dizajn i Integruar

Dizajn i Integruar

Programi Dizajn i Integruar ka përshtatur në mënyrë të përsosur të gjitha fushat e dizajnit, me qëllimin e vetëm që studentët të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse dhe të jenë në gjendje t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e një tregu të punës gjithnjë e më të ndryshueshëm.

Në një ekonomi dhe treg gjithnjë të ndryshueshëm, studentët tanë janë të pajisur me aftësi që i bëjnë ata më fleksibilë dhe të përshtatshëm përballë këtyre ndryshimeve. Edhe pse studentët zgjedhin një fushë studimi, ata janë të inkurajuar të studiojnë sa më shumë fusha tjera që e zgjerojnë diapazonin e tyre në sa më shumë ide dhe koncepte, gjë që ndikon në përmirësimin e punës së tyre si dizajnerë.

Profilet

Dizajn Grafikë

Dizajn Digjital

Motion Grafikë-Dizajn

Të diplomuarit nga ky program studimor fitojnë njohuri dhe kompetenca në art dhe dizajn, mendim kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, realitet virtual/shtuar (VR/AR), teori dhe kritikë arti dhe dizajni, punë ekipore dhe shkenca shoqërore.

Kontakt Info

Fakultetit i Dizajnit të Integruar

+383 44 83 449
DI@akademiaTD.com

Hënë – Premte 9:00A.M. – 5:00P.M.

Pse ATD
Stafi akademik
Akademia
Kurset dhe Trajnimet

Pse të zgjedhëni Akademin për Art,Teknologji dhe Dizajn?

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn është themeluar me një qëllim të vetëm që të sjellim cilësi në arsim profesional. Të gjithë studentët tanë që do të përfundojnë studimet e tyre, ata nuk do të marrin vetëm diplomë por ata do të kenë vërtet njohuri për drejtimin që kan studiuar.

Ne punojmë me ekspertë botëror dhe vendor të industrisë për të hartuar programe dhe kurse që prodhojnë të diplomuar me aftësi reale dhe cilësore për treg të punës, kështu që studentët tanë të largohen me kombinimin e njohurive teknike dhe aftësive të buta që do t'ju duhet për të punar në industri. Në institucionin tonë stili ynë i mësimdhënies është krijuar për të simuluar vendin e punës apo të jeni sa më afër që të jetë e mundur me inindustrinë e botës reale.

Stafi akademik

Drejtuesit, Profesorët dhe tutorët tanë të vlerësuar me çmime vijnë nga një grup i larmishëm i disiplinave dixhitale dhe sjellin përvojën dhe lidhjet e tyre në industrinë vendore dhe ndërkombëtare në Akademin për Art, Teknologji dhe Dizajn, duke e bërë atë si asnjë kolegj apo shkollë speciale në Kosovë.

Ne jemi gjithmonë në hap me kohën dhe me ndryshimin dhe pershtatjen e studimeve, duke ofruar diploma që ju hapin derën studentëve tanë në industrin vendore dhe ndërkombetare. Nga dizajni i medias tek teknologjitë krijuese, studentët tanë largohen të pajisur me një grup aftësish të qëndrueshme për të ardhmen që i vë ata një hap përpara konkurrencës.

Akademia

Ne jemi ofruesi i parë terciar në Kosovë që ofrojmë programet e studimit të dedikuar në Animacion 3D dhe Zhvillimin e Lojërave, dhe së shpejti të parët në vend që ofrojmë Bachelor Profesional në Teknologji Informative, Media Interaktive, Digital Dizajn.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn jo vetëm që jemi akademia e parë kreative në Kosovë që ofron programe bachelor në media interaktive dhe programe profesionale 1 vjeqare të ndryshme në fushën si artit, filmit, teknologjisë, dizajnit, dhe shkencave kompjuterike, ne kemi gjithashtu shkollë për fëmijë me 2 profile - Shkenca Kompjuterike dhe Art & Media Digjitale e cili është unike në mesin e shkollave më të mira në vend.

Kurset dhe Trajnimet

Çdo kualifikim që ne ofrojmë është krijuar për t'u përshtatur kompanive të IT-së dhe industrive krijuese, duke siguruar një themel të fortë akademik.

Kurset tona kanë një bazë të fortë në lëndët teknologjisë dhe mediave digjitale, si dhe ofrojnë mendimin teorik dhe kritik prapa teknologjive aktuale dixhitale dhe krijuese. Studentët mësojnë në një mjedis të orientuar drejt prodhimit që inkurajon bashkëpunimin dhe i ndihmon ata të zbulojnë zgjidhje krijuese për sfidat bashkëkohore të dizajnit. Ata inkurajohen të bashkëpunojnë, të punojnë deri në afate, të mbajnë nivelet e pjesëmarrjes dhe të zhvillojnë aftësi të forta komunikimi.

Akademia për Art, Teknologji dhe Dizajn - vetëm cilësi!

Akademia jonë ofron 6 drejtime - 1 vjeqare (akademi profesionale me diplomë), gjithashtu ne kemi 38 Kurse dhe Trajnime të ndryshme. Gjithashtu ne ofrojmë shkollën për fëmijë me drjetimet për shkenca kompjuterike dhe art & media digjitale. Së shpejti ne do të akreditohemi edhe për 3 drejtime bachelor.



ATD - Ne ofrojmë arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe do të rritemi në institucione arsimore vetëm me cilësi.